“Kjo nuk është një luftë e pafundme”, Netanyahu premton paqe, Trump flet për afat 4-javor
Aleatët e ngushtë të Kancerlares Gjermane, Angela Merkel, arritën të fitonin në zgjedhjet e shtetit të Bavarisë.
Rezultati përfundimtar konsiderohet si një tregues kyç përpara zgjedhjeve të përgjithshme të javës së ardhshme.
Partia Kristian Socialiste arriti të fitonte 49% të votave, duke siguruar shumicën në parlamentin e landit.
Megjithatë, rënia drastike e mbështetjes për aleatët qeverisës të Merkelit, Demokratët e Lirë, përbën një motiv shqetësimi për kancelaren.
Në prag të zgjedhjeve, sondazhet sugjerojnë se partia e kryesuar nga Merkel do të jetë në gjendje të renditet e para, por pa fituar shumicën dhe për kancelaren mund të paraqitet problematike formimi i një qeverie të re, me aleatët e saj tradicionalë që pritet të marrin rezultate të dobëta në votime.
Top Channel