Atentat ndaj ish-efektivit të policisë

16/09/2013 19:05

Një antentat me eksploziv  ka tronditur qytetin e Shkodrës pasditen e të hënës.

Shënjestra ishte punonjesi i policisë, Kujtim Çardaku, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Punonjësi i policisë, Kujtim Çardaku ka qënë i vetem duke hyrë në automjetin e tij privat, që e kishte të parkuar  pranë turizmit, në qëndër të qytetit.

Në momentin që ka ndezur makinën  është aktivizuar dhe lënda plasëse,  e cila ka shkaktuar një shpërthim tepër të fortë.

Për pasojë, punonjësi i policisë është nxjerrë nga makina  në gjendje të rëndë për jeten dhe aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës në reanimacion.

Punonjësi i policisë, ndaj të cilët është kryer atentati, prej shumë vitesh ka punuar me policinë kriminale në Shkodër dhe  kohet e fundit punonte në policinë kriminale të Lezhës.

Në ditët e fundit janë verifikuar një seri atentatesh me eksploziv të kryera në dëm të funksionarëve të shtetit dhe jo vetëm, e që dyshohen të kenë firmën e krimit të organizuar.

Tre ditë më parë një sasi eksplozivi shpërtheu në veturën personale që përdorej nga shefi i krimeve pranë Komisiariait numër 1 të policisë së Tiranës, Artur Hyka.

Ndërsa në fillim të muajit një ndërtues në Tiranë u kërcënua po ashtu përmes shpërthimit të eksplozivit në makinë. Biznesmeni Armando Cekaj sapo tentoi të lëvizte automjetin e tij të parkuar pranë rrugës “Siri Kodra” u përball me shpërthimiin nga i cili fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Ndërsa në fund të muajit të kaluar, një makinë u hodh në erë në Vlorë dhe vetëm fati bëri që drejtuesi i saj të shpëtonte vetëm me plagë jo serioze. 

Top Channel