Trump njofton armëpushim 2-javor me Iranin: Kemi marrë një propozim me 10 pika nga Teherani, besoj se…
Me dhjetëra mijëra polakë do të ritkthehen për të pestën ditë në rrugëne Varshavës, për të protestuar kundër disa ndryshimeve të propozuara në ligjin e punës.
Që prej së fillimit të javës, protestat janë bërë gjithmonë e më të numërta dhe janë përhapur në qytetet e tjera të vendit, ku sindikatat dhe qytetarë të thjeshtë kërkojnë një pagë minimale më të lartë, më shumë siguri për vendin e punës dhe zhvlerësimin e ligjit që rrit moshën e daljes në pension në 67 vjeç.
Shumë prej manifestuesve mbanin parrulla në të cilat kërkohej dorëheqja e kryeministrit Donald Tusk.
Manifestimet janë më të mëdhatë në një dekadë, edhe sepse të majtë e të djathtë janë bashkuar kundër ligjit të shumëpërforlur.
“Jemi duke u shndërruar në skllevër në vendin tonë”, deklaroi Marek Duda, lideri i “Solidarnosc”, një forcë politike e qendrës së djathtë.
Ndonëse Polonia është i vetmi vend i BE-së që ka shmangur recesionin në vitet e fundit, ekonomia është ngadalësuar thuajse në nivelet e stanjacionit dhe sipas qeverisë, reforma thelbësore janë bërë të domosdoshme për të rikthyer një rritje të qëndrueshme.
Top Channel