Montreal, protestë kundër ndalimit të simboleve fetare

15/09/2013 00:00

Me mijëra njerëz protestuan në Montreal në Kanada kundër propozimit për
ndalimin e veshjeve fetare për punonjësit civilë të Kebekut.

Provinca kanadeze e Kebekut nuk do të lejojë punonjësit e saj publikë që të veshin shaje myslimane, kapele hebrenjsh apo simbole të tjera fetare, sic parashikon rregullorja e re që ka si qëllim përforcimin e shoqërisë laike.

Qeveria që mbështet pavarësinë e kësaj province kryesisht franceze në Kanada, thotë se Karta e vlerave të Kebekut do të ndihmojë në krijimin e një identiteti të qartë poër tetë milion banorët e saj. Por kundërshtarët e kartës thonë se ajo shkel liritë civile në një pjesë të kanadasë që ka parë shpesh tension për akomodimin e komuniteteve fetare, vencanërisht ato të emigrantëve.

Kjo kartë kundërshtohet nga grupet fetare dhe shumë politikanë, dhe pritet që ajo të dërgohet në gjykatën e lartë të kanadasë nëse ligjvënësit provincialë do ta miratojnë. ndalimi i simboleve fetare si kryqet e mëdha, shajet, percet, callmat apo kapelet e hebrenjve përfshin katergoritë e mësuesve, policëve, shërbyesve civilë, stafeve të spitaleve, gjykatësve dhe punonjësit e burgjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB