Japonia do të mbyllë të dielën reaktorin e tij të fundit bërthamor në funksionim, ndërsa nuk ka asnjë afat kohor për kohën kur mund të kthehet në funksionim.
Reaktori i katërt i centralit të Ohit, në perëndimin e vendit, do të pushojë së prodhuari energji në fund të ditës.
Eksperët parashikojnë që Japonia të qëndrojë pa energji bërthamore të paktën deri në dhjetor, mbyllja më e gjatë e reaktorëve në vend që prej vitit 1960.
Ndërgjegjësimi kundër energjisë bërthamore në Japoni është masivizuar në shkallë kombëtare pas krizës bërthamore të Fukushimës në vitin 2011.
Reaktorët e dëmtuar nga një tsunami i krijuar nga një tërmet i fuqishëm vazhdojnë të jenë problematikë e së fundmi, një rrjedhoje në det është duke u derdhur material radioaktiv tepër i rrezikshëm për shëndetin.
Përpara aksidentit, i dyti më i madh në historinë e përdorimit civil të energjisë bërthamore pas Çernobilit, Japonia siguronte 30% të nevojës së saj për elekricitet nëpërmjet reaktorëve.
Top Channel