‘Golden Globe’ për Allen

15/09/2013 00:00

Për regjisorin Woody Allen, 77 vjeç tashmë vazhdon koleksionimi i
çmimeve. Pas 4 cmimeve Oscar, gjithnje per regjinë më të mirë, por
asnjëherë për aktorin më të mirë, në ndarjen e çmimeve ‘Golden Globe’,
një statujë e artë është rezervuar për Allen.

Ky çmim do t’i jepet regjisorit per kontributin e tij ne vite. “Askush nuk eshte me i denje sa se ëoody per çmimin e karrieres” ka thene presidenti i ‘Golden Globe Academy’, Theo Kingma. “Kontributi i tij ne kinematografi eshte fenomenal. Ai eshte pasuri kombëtare”, ka thene per kete çmim ai.

Ajo qe ende nuk dihet eshte prezenca e regjisorit amerikan, i cili njihet qe nuk i ka per zemer ceremomitë. Ne vitin 2012 Allen u nderua me cmimin Oscar per filmin “Midnight in Paris”, por nuk u prezantua ne skene per te terhequr cmimin. Megjithate mosprezenca e regjisorit ne ceremoni, nuk i dekuron aspak organziatoret e eventit, pasi sic ka pohuar Kingma, Allen numeron 58 vite pune ne setin e xhirimit, nje fakt qe nuk mund te mohohet.

Cmimi i karrieres i rezervuar per Allen kete vit, ne vitetet e fundit i eshte dhene Jodie Foster, Morgan Freeman, Robert de Niro, Martin Scorses dhe Steven Spielberg. Kete vit ceremonia e cmimeve ‘Golden Globe’ pritet te mbahet ne daten 12 janar te vitit te ardhshem.

Top Channel