Arsenali kimik i Sirisë

15/09/2013 00:00

Ish-inspektori i OKB-së për armët kimike, Dieter Rotbaher, shprehet dyshues se arsenali sirian do të shkatërrohet në mesin e 2014-s, sipas marrëveshjes së arritur mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerri, dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Gjenevë të Zvicrës.

“A mund të transportohen ato jashtë vendit? Në parim është e mundur, ka konteinerë të veçantë ku mund të vendosen municione, mund të transportohen, por mendoj me logjikë se është edhe më e vështirë se sa të shkatërrohen aty ku ndodhen”, tha Rotbaher.

Dieter Rotbaher drejtoi ekipin e mëparshëm të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike. Ai është një prej ekspertëve të armëve kimike, që ndihmoi në trajnimin e ekipit që mblodhi faktet në Siri, pas sulmit pranë Damaskut më 21 gusht. Duke folur nga Roma, ai i tha televizionit “Reuters” se, vetëm nëse nxjerrja e armëve nis në nëntor atëherë…

“Natyrisht që ka shumë muaj për të kuptuar si duhet bërë. Të sigurohet nëse ekziston kapaciteti i transportit, që të bëhet në mënyrë të sigurt”, shtoi ai.

Por, Siria, në mesin e një lufte civile, është një terren i vështirë për çdo ekip, që do të transportojë armët shumë të rrezikshme kimike. Për më tepër, organizmi ndërkombëtar i ngarkuar me këtë nuk ka eksperiencë për të transportuar të tilla armë jashtë vendit, për vetë rrezikshmërinë që paraqesin materialet. Asnjëherë më parë nuk janë dërguar inspektorë në zona lufte.

Top Channel