SHBA-Rusi, marrëveshje për armët në Siri

14/09/2013 04:20

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia arriten marreveshjen per identifikimin dhe
sekuestrimin e armeve kimike siriane, të cilat, sipas saj, duhen
asgjësuar deri në mesin e 2014-s.

Të dhenat mbi arsenalin e saj Siria duhet t’i dorezoje nderkohe brenda javes se ardhshme. Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry paraqiti dokumentin gjashtepikesh, i cili e detyron Damaskun te kaloje listen e plote te rezervave te tij kimike.
 
“Vend per lojra nuk ka, as per ndonje levizje tjeter qe te jete me pak se bashkepunimi i plote i regjimit te Assad-it. Inspektimi i pare nderkombetar i armeve kimike siriane do te kryhet ne muajin nentor, ndersa shkaterrimi do te nise vitin qe vjen”, tha Kerry.

Ministri i Jashtem rus Sergei Lavrov la te kuptohet se deri ne tetor, per Sirine mund te mbahet edhe nje tjete konference nderkombetare paqeje.

“Perparimi ne ceshtjen e armeve kimike mund t`i hape rrugen nje tranzicioni politik. E rendesishme eshte te sigurohemi qe ne takim te kene perfaqesim te gjitha grupet e shoqerise siriane”, theksoi Lavrov.

Pervec venies se shpejte te arsenalit kimik nen kontroll nderkombetar, dorezimit te listes se rezervave brenda ketyre diteve dhe asgjesimit te tyre me procedura te posacme ne baze te konventes kunder perdorimit te armeve kimike, 6 pikat e nenvizuara nga Kerry perfshijne edhe kerkesen qe Damasku te lejoje menjehere kontrollet e inspektoreve te OKB-se ne te gjitha zonat e saj, ndersa nga Kombet e Bashkuara pretendohet mbeshtetje logjistike.
 
Franca, vendi i vetem i gatshem te rreshtohet ne prah te Amerikes per nje nderhyrje ushtarake ne Siri, e mirepriti marreveshjen duke e cilesuar “si hap te rendesishem perpara”.

Por pakti i vulosur ne Gjeneve nuk i kenaq rebelet ne Siri. Lideri i ushtrise se lire siriane, gjenerali Salim Idriz u shpreh se marreveshja ne fjale nuk eshte gje tjeter vecse nje perpjekje e Rusise per t’i dhene me shume kohe qeverise siriane, e shtoi se kryengritesit do te vazhdojne luftimet. 

Eksperte te ndryshem e kane pershkruar planin e Moskes si sukses taktik te diplomacisë ruse, permes te cilit ajo shmangu dobesimin e regjimit ne Damask dhe humbjen e partnerit te vet me te rendesishem ne lindjen e aferme. Por nje pjese e trye serish shprehen  shprehen skeptike per efikasitetin afatgjate te nismes ne fjale dhe sa do te ndikoje ajo realisht ne hapjen e rruges se paqes per vendin e trazuar prej konfliktit me shume se dyvjecar.

 

Londra përgëzon marrëveshjen për Sirinë

Londra e ka mirëpritur marrëveshjen amerikano-ruse për armët kimike të regjimit të Assadit, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm përpara, i cili ka nevojë të zbatohet në mënyrë të plote dhe të menjëhershme.

Shefi i diplomacisë, Bernaike kërkoi që të sigurohet që të bëhet transferirmi i armëve kimike të Sirisë nën kontrollin ndërkombëtar.

Z. Hague ka qenë ndër të parët që ka kërkuar një reagim ndërkombëtar për sulmin kimike në Damask.

Mundësia e dorëzimit të armëve kimike u ngrit publikisht nga z. Kerry ne nje konference shtypi me Hague ne Londer, javen e kaluar.

Ne nje deklarate, ministri i Jashtëm britanik tha se bisedimet e tij me Sekretarin Amerikan te Shtetit dhe Ministrine Jashtme Franceze, te henen, do te perqendrohen per hapat e metejshme ne te ardhmen, e perfshi edhe hapa ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se.
 

Top Channel