Biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli rizgjidhet në krye të partisë së tij
Aleanca Kosova e Re. Në Kuvendin e partisë, delegatet e Kuvendit
propozuan presidentin e deritanishëm kandidat për president të partisë.

Pa kundërkandidat me të gjitha votat “për” dhe asnjë “kundër”, President i Aleancës Kosova e Re, u ri zgjodh z. Behgjet Pacolli. “Si parti liberale, do të dëshiroja të kisha një kundërkandidat por vullneti dhe votat ishin tuajat prandaj unë ju falenderoj shumë për besimin e dhënë”, është shprehur z.Pacolli.

Pacolli tha se partia e tij ka përpara një sfidë të rëndesishme siç janë zgjedhjet lokale. “Ne po hyjmë fuqishëm në këtë garë” shtoi ai gjatë punimeve të kuvendit. I pari i AKR-së i cili është edhe zëvendëkryeministër i Kosovës e përmbylli fjalimin me premtimin se partia do të punojë gjithmonë për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Top Channel