Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin Policia në Mexico City është përplasur me protestuesit gjatë një operacioni për të bastisur një shesh, ku mësuesit ishin futur në grevë.
Forcat speciale, të mbështetur edhe nga tanke e helikopterë, çanë barrikadat e krijuara nga mësuesit, vetëm pak kohë pas skadimit të afatit të vendosur ndaj tyre për t’u shpërndarë.
Disa demonstrues u kundërpërgjigjën me bomba molotov. Mësuesit kanë kërkuar ndryshime në reformat e arsimit të aprovuara nga presidenti Enrique Pena Nieto. Autoritetet thanë se donin të pastronin sheshin Zocalo, për shkak të festimeve për ditën e Pavarësisë.
Shumica e protestuesve u larguan në mënyrë paqësore brenda afatit të vendosur nga qeveria, por policia përdori hedhëset e ujit dhe gazin lotsjellës kundër protestuesve që hidhnin raketa në shesh, si dhe në rrugët pranë tij.
Ndryshimet e propozuara nga qeveria përfshijnë testimet e performancës për mësuesit. Kritikët akuzojnë sindikatën e mësuesve të Meksikës se është e korruptuar dhe se ka një kontroll të madh mbi shpërndarjen e vendeve të punës.
Javën e kaluar, mijëra anëtarë të sindikatës protestuan jashtë Senatit, në përpjekje për të ndërprerë kalimin e projektligjit, i cili tashmë është aprovuar edhe nga Dhoma e Deputetëve.
Qeveria ka arkumentuar se kontrolli i sindikatës mbi punët e mësuesve ka kontribuuar në rritjen e korrupsionit, që ka çuar në promovimin e mësuesve me trajnim të varfër, duke lënë pa punë kolegët e tyre më të kualifikuar.
Top Channel