Duke iu kundërpërgjigjur presidentit rus, Vladimir Putin, për opinionin kontrovers të publikuar në “New York Times”, senatori John McCain tha me ironi për CNN se do të donte të shkruante një koment të ngjashëm për “Pravda”, gazetën historike ruse të lidhur me Partinë Komuniste.
Gjithsesi, tashmë duket se McCain-it mund t’i plotësohet dëshira. Kjo pasi, sipas blogut të politikës së Jashtme “The Cable”, redaktorët (botuesit) e “Pravda” kanë dakord paraprakisht të publikojnë një opinion të republikanit nga Arizona. Opinioni pritet të jetë një reflektim i pikëpamjes tepër negative të McCain-it kundrejt Putin.
“Ne duhet të kujtojmë se kush është Putin. Ai është një kolonel i zëshëm i KGB-së, i cili nuk i ka braktisur kurrë ambiciet ruse për një perandori tepër influencuese në botë”, tha McCain gjatë së enjtes, në një show televiziv, “The Lead”.
Dmitry Sudakov, redaktori (botuesi) i versionit anglisht të “Pravda”-s, tha për “The Cable” se nëse McCain dëshiron të shkruajë një opinion të tijin, atëherë është “i mirëpritur”.
“Zoti McCain ka qenë një politikan tepër aktiv anti-Rusi, prej shumë vitesh tashmë, – tha Sudakov. – Ne kemi qenë kritikë gjithashtu në materialet tona, për qëndrimet e Putin në Rusi dhe ndaj politikave ndërkombëtare, por do të ishim të lumtur nëse do të publikonim një histori të shkruar nga një politikan kaq premtues sa John McCain”.
Një zëdhënës i McCain i tha “The Cable” se senatori i Arizonës “do të ishte i nderuar të shkruante diçka për Pravda, kështu që do të përpiqet të kontaktojë me Dmitry-n në vijim”.
Ndërkohë, ka nisur një betejë mes mediave më prestigjioze ruse për të siguruar të parët një kundër reagim ndaj opinionit të Vladimir Putin në amerikanen “New York Times”, pasi edhe e përditshmja ruse pro-Kremlinit “Izvestia” i ka propozuar presidentit amerikan, Barack Obama, që t’i përgjigjet Putin-it me një editorial të tijin në lidhje me situatën në Siri.
Top Channel