Kriza spanjolle, rekord i ri për borxhin

14/09/2013 17:40

Borxhi publik i Spanjës arriti një nivel rekord në muajin qershor, treguan të dhënat zyrtare të publikuara ditën e shtunë.

Sipas Bankës Qëndrore së Spanjës, borxhi kombëtar është rritur në 942,8 miliardë euro, një shumë e parazvlefshme me 92,2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Kjo rritje e borxhit është alarmante duke pasur parasysh që një vit më parë, në të njëjtën periudhë ai ishte 15% më i ulët.

Qeveria spanjolle kishte vendosur si objektiv reduktimin e borxhit nën 91,4% të PBB-së brenda 2013-s, por tashmë duket se Madridi duhet të riformulojë objektivat e tij.

Spanja është një prej vendeve më të goditura nga kriza e Eurozonës dhe për shkak të falimentimeve në masë, ndikuar nga viti i tretë i recesionit, papunësia është rritur në nivel rekord prej 26% të forcës aktive dhe mbi 50% të grupmoshës 18-25 vjeç që kërkojnë një punë.

Spanja, e cila ka marrë një dorëzani prej 250 miliardë eurosh nga BE në gusht, po ndjek një listë reformash që synojnë të shkurtojnë në mënyrë drastike borxhin publik, por rritja e papunësisë dhe të dhënat pesimiste për rritjen ekonomike bëjnë që objektivat e qeverisë Rajoy të jenë vështirësisht të arritshme në dy vitet e ardhshme.

Top Channel