Irak, sulmet ndërfetare, dhjetëra viktima

14/09/2013 18:00

Një sulm vetvrasës me bombë ndodhi të shtunën në veri të Irakut, ndërsa shpërthimi vrau më shumë se 20 persona e plagosi me dhjetëra të tjerë.

Sulmi ndodhi rreth mesditës në Mosul, kryeqendrën e krahinës së Ninevehut.

Nuk është ende e qartë se cili fshihet pas këtyre shpërthimeve, por dhuna sektare po intensifikohet në muajt e fundit, duke arritur në nivelin më të lartë që prej 2008-s.

Sipas ekspertëve, province e Ninevehut është veçanërisht delikate, si rrjedhojë e një ndarje të popullsisë pothuajse të barabartë midis sunitëve e shiitëve, e me një prezencë të ndjeshme të komunitetit kurd.

Më shumë se 5 mijë persona janë vrarë në sulmet ndërfetare gjatë këtij viti në Irak, sipas shifrave zyrtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Dhuna ka përjetuar një rritje eksponenciale në muajt e verës, me mbi 1 mijë viktima në korrik dhe 800 të tjerë në gusht.

Top Channel