Foto shokuese nga Siria

14/09/2013 00:00

Shpata qëndron në qafën e tij teksa burri me sy të lidhur qëndron në gjunjë. Më pas xhelati ngre krahun e tij të djathtë dhe ul me forcë shpatën, duke lënë robin e tij të vdekur.

Episodi barbar shihet nga një turmë njerëzish, shumica e të cilëve të armatosur. Por mes tyre nuk mungojnë as fëmijët. Ata janë ende aty pasi robit të luftës i është prerë koka dhe mes tyre është edhe një i mitur, i cili kalon pranë trupit pa krye.

Më poshtë mund të shihni disa nga fotot (KUJDES! PAMJE TE RENDA)

Edhe pse është e vështirë të konfirmohet përkatësia e personave të përfshirë, një dëshmitar tha për “Time” se ekzekutuesi i përket ISIS-së, një fraksion i Al Kaedës që kundërshton regjimin e presidentit Bashar al Assad.

Ndërsa personi i ekzekutuar dhe të tjerë që i pret i njëjti fat thuhet se i përkasin fraksionit të frikshëm Shabiha (fantazmat), besnikë të presidentit Assad që po kryejnë masakra ndaj grave dhe fëmijëve në mbarë Sirinë.

Fotot e frikshme janë bërë disa ditë më parë nga një fotograf, i cili ka ruajtur anonimatin për arsye sigurie. Pas publikimit të tyre nga mediat britanike, natyrshëm lind pyetja: A ja vlen të mbash anën e rebelëve në konfliktin sirian?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB