“Twitter” do të kuotohet në bursë

13/09/2013 00:00

Një vit pas “Facebook”-ut, edhe “Twitter”-i planifikon listimin në bursë, një lëvizje e shumëpritur kjo e rrjetit social.

Duke iu referuar dokumenteve të nevojshme zyrtare për t’iu bashkuar tregut, kompania tha se ka dorëzuar letrat për një ofertë fillestare publike të planifikuar.

Investitoret llogarisin se “Twitter”-i i themeluar në 2006-tën nga Jack Dorsey, Biz Stone dhe Evan Williams vlen ne total më shumë se 10 miliardë dollarë.

Për 2013-tën, ai mund të deklarojë 583 milionë dollarë të ardhura. Sipas faqes së internetit të komisionit të shkembimeve, një firme mund të regjistroje një prospekt konfidencial për shitjen publike të aksioneve nëse klasifikohet si kompani në rritje me të ardhura më pak se 1 miliardë dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB