Trazira në Turqi, përleshje protestues-polici

13/09/2013 00:00

Përleshje të dhunshme shpërthyen mes protestuesve dhe policisë turke
gjatë mbrëmjes së të enjtes dhe orëve të para të ditës së premte.

Trazirat në Turqi vazhduan për natën e tretë rresht, ndërsa protestuesit demonstrojnë kundër vrasjes së një të riu të martën. Protestuesit sulmuan policinë me bomba molotov dhe mjete rrethanore, ndërsa agjentët u përgjigjën me plumba gome, topat e ujit dhe gazin lotsjellës.

Protestat e dhunshme u regjistruan në kryeqytetin ankara, në disa zona të stambollit dhe në provincën Hatai, ku u vra i riu 22 vjecar Ahmet Atakan. Që prej korrikut, kur Turqia u pëqrfshi nga një valë masive protestash, këto të fundit janë qetësuar.

Megjithëse ka demonstrata sporadike në qytete, autoritetet në turqi ia dolën që të qetësojnë situatën. më problematike duke gjendja në provicën Hatai, ku popullsia është një përzierje eksplozive fesh dhe etnish. Për më tepër kjo provincë gjende në kufi me Sirinë dhe tensioni atje sa vjen e rritet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB