Rusi, zjarr në spital, 37 viktima

13/09/2013 00:00

Flakët në një spital psikiatrit në veri-perëndim të Rusisë shkaktuan të paktën 37 të vdekur dhe disa persona të tjerë që rezultojnë të zhdukur.

Zjarri nisi papritur në spitalin që ndodhet në rajonin Luka në veri-perëndim të vendit dhe shumë shpejt përfshiu gjithë godinën e ndërtuar prej druri. Sipas autoriteteve në këtë institucion ndodheshin të shtruar rreth 60 pacientë të sëmurë mendorë.

Sipas autoriteteve dyshohet se zjarri ka nisur nga njëri prej pacientëve që mund ta ketë zënë gjumi duke pirë cigare në krevat.

Hetimet kanë nisur ndërsa grupe të shumta policore kanë nisur kërkimet për gjetjen e personave të zhdukur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB