Guvernatori i New Jersey-t, Chris Christie, e quajti zjarrin që pushtoi ndërtesat në breg të detit, gjatë së enjtes, si një “situatë të paimagjinueshme”, teksa zjarrfikësit po vazhdojnë të luftojnë me flakët e fuqishme dhe tymin e zi në “Seaside Park”.
Christia tha se 35 kompani motorrash, 15 shkallë dhe 400 zjarrfikës qëndruan në vendngjarje edhe përgjatë mbrëmjes së të enjtes.
Deri tani, rreth 20 biznese janë djegur dhe janë shkatërruar përgjatë 6 blloqeve të banimit. Flakët përfshinë edhe një ndërtesë në bashkëpronësi, por u shuan menjëherë nga ty, tha Christie. Disa zjarrfikës kanë pësuar dëmtime të lehta, përfshi lodhje prej të nxehtit dhe asfiksim nga tymi, shtoi guvernatori.
Zjarri vazhdonte të qëndronte aktiv përgjatë “Ocean Terrace Avenue”, mes Stockton dhe Lincoln, gjatë mbrëmjes së të enjtes. Christie u lajmëruar mbi zjarrin rreth orës 15:30, me orën lokale. Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar, por shkatërrimet janë kryesisht përgjatë bregdetit.
Erërat e forta kanë ndihmuar në shpërndarjen e flakëve të zjarrit. “Shkatërrimi i pjesës jugore të Lincoln Avenue është i plotë”, tha Christie. “I thashë stafit tim se isha gati të villja, pas gjithë përpjekjeve dhe kohës së dhënë për të ndihmuar popullin në Seaside Park-Heights. Të shohësh këtë ngjarje, siç e thashë edhe më lart, është e paimagjinueshme”.
Bregdeti i famshëm i “Seaside Heights” u vu në vëmendjen e publikut vetëm pak pas superstuhisë Sandy, që rrëzoi “Star Jet”-in e famshëm në ujë. Ai u nxorr nga oqeani në muajin maj, vetëm pak pasi bregdeti u rihap sërish për bizneset.
Top Channel