Pas vendimit të qeverisë serbe për shpërbërjen e strukturave paralele në Veri të Kosovës për t’i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve vendore në këtë pjesë të Kosovës në kuadër të marrëveshjeve të arritura në Bruksel nga dy kryeministrat, mbërrijnë incidentet e para në terren.

Familja e kandidatit serb për kryetar komune në Veri, Oliver Ivanoviç është sulmuar ditën e enjte. Vetë Ivanoviç ka konfirmuar lajmin duke thënë se sulmuesit kanë hyrë në banesë dhe kanë sulmuar bashkëshorten e tij.

Mediat citojnë burime se sulmuesit dyshohet se janë anëtarë të asaj që quhet “mbrojtja civile e Serbisë”.

Ndonëse zyrtarisht nuk flitet për motivet e sulmit sipas mediave ato janë politike dhe ndërlidhen pozicionimin e zotit Ivanoviç pro pjesëmarrjes së serbëve të veriut në zgjedhjet lokale të tre nëntorit.

Top Channel