Në Kroaci muaji gusht ka regjistruar për të gjashtin muaj rresht një rënie, edhe pse të lehtë, të kuotës së papunësisë, që gjithësesi mbetet e lartë në 18 për qind.

Sipas të dhënave të mediave lokale, në fund të gushtit të papunët në Kroaci ishin 313.600, 0.8 për qind më pak se muaji i mëparshëm, por megjithatë 4 për qind më shumë se gushti i vitit 2012.

Rënia i atribuohet punësimit sezonal në sektorin turistik dhe analistët presin që nga muaji aktual kuota do të rifillojë rritjen.

Kroacia, nga 1 korriku anëtare e re e Bashkimit Evropian, ka një taksë papunësie mes të rinjve ndër më të lartat në Evropë, rreth 48 për qind.

Ekonomia kroate pritet t’i rikthehet rritjes në vitin 2014, edhe pse në mënyrë “anemike”. Parashikimi u bë nga studimi i Croatian Economic Outlook Qarterly gjatë muajit korrik dhe u publikuar nga Ekonomski Institut.

Sipas një komunikate të institutit në fjalë, me seli në Zagreb, në vitin 2013 Kroacia do të regjistrojë një rënie të GDP-së me 0.9 për qind, për shkak të rënies së konsumit privat me 1.5 për qind.

Rënia e konsumit është shkaktuar nga reduktimi i depozitave financiare të qytetarëve, si pasojë e rritjes së papunësisë, që për momentin është rreth 20 për qind.

Por situata mund të përmirësohet vitin e ardhshëm, me një rritje prej 1 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, gjë që do të jetë një hap i rëndësishëm përpara pas katër vitesh reçesion.

Gjithësesi, rritja do të jetë e dobët dhe e brishtë për shkak të mungesës së balancave në sistemin ekonomik të vendit, në veçanti në sektorin e prodhimit të mallrave dhe atij të shërbimeve. 

Top Channel