Kolorado, 3 të vdekur, 1 e zhdukur nga shirat

13/09/2013 01:30

Një komunitet i tërë është goditur, zjarrfikësit u mblodhën në anën e një mali, pasi ujrat e rrëmbyeshëm përfshinë edhe mjetin e tyre dhe asnjë mundësi për t’i shpëtuar, pasi helikopterët e emergjencës nuk mund të ngrihen.

Kjo është skena me të cilën janë përballur autoritetet e qarkut Boulder në Kolorado, pas asaj që sherifi Joe Pelle e quajti “një stuhi shkatërruese”, që zbrazi mbi 15 cm reshje shiu në rajon përgjatë 19 orëve të fundit.

Përmbytja e menjëhershme dhe shumë e përhapur preku të gjithë rrugët, ngarkoi digat në limitet e tyre dhe përtej tyre, si dhe lanë të vdekur të paktën 3 persona përgjatë vargmalit Rocky në Kolorado.

Shkatërrimi më i madh ka ndodhur në qarkun Boulder, ku Shërbimi Kombëtar i Motit raportoi se një mur mbi 600 cm (6 m) uji u lëshua nga një kanion malor në veri të qytetit.

Një i vdekur është konfirmuar dhe një tjetër mbetet i pakonfirmuar, pasi një makinë mbeti në ujrat e rrëmbyer. Dëshmitarë thanë se një grua doli nga makina, por nuk i bëri ballë rrëmbesës së ujit. Një burrë doli nga makina e tij dhe u përpoq ta kapte atë, por edhe ai nuk ia doli mbanë, thonë burimet policore. Trupi i mashkullit u gjet më pas, ndërsa ai i femrës rezulton i zhdukur.

Trupa të vdekur u gjetën gjithashtu në një shtëpi të shembur në Jamestoën dhe në autostradën e Colorado Springs.

“Ju kërkojmë të ruani burimet tuaja gjatë kësaj kohe”, njoftuan zyrtarë lokalë të qytetit përmes Facebook. “Aktualisht nuk mund të dërgojmë ujë e ushqime në qytet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA