Ish-drejtori i CIA-s i kërkon falje Italisë

13/09/2013 16:25

Një ish-drejtor brenda CIA-s i kërkoi ndjesë Presidentit të Italisë, pasi u dënua në mungesë për rrëmbimin e klerikut egjiptian Abu Omar.

Robert Seldon Lady u dënua me nëntë vite heqje lirie për autorizimin dhe planifikimin e rrëmbimit të Omarit nga banesa e tij në Milano, në vitin 2003.

Kleriku u rrëmbye prej agjentëve të CIA-s, të cilët më pas e shoqëruan në Egjipt, ku iu nënshtrua torturës si formë e marrjes në pyetje.

I mbajtur disa vite në izolim, Abu Omar u lëshua në vitin 2007, pasi rezultoi i pafajshëm për akuzat e terrorizmit për të cilat dyshohej.

Dy muaj pasi u arrestua në Panama në bazë të një mandat arresti ndërkombëtar të lëshuar prej Italisë, Lady i shkroi presidentit Giorgio Napolitano, të cili i kërkoi ndjesë për dëmtimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Gjithashtu, ai shtoi se shpreson në akordimin e një falje për veten dhe 22 agjentët e tjerë të dënuar nga drejtësia italiane që prej vitit 2009, në mënyrë që të ketë mundësi të rikthehet të vizitojë këtë “vend të mrekullueshëm” dhe që të lëvizë lirshëm nëpër botë.

Ndëshkimet e gjykatës italiane ishin të parat në histori, që akordohen kundër praktikave të punës së CIA-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA