Indi, 4 dënime me vdekje për përdhunim

13/09/2013 00:00

Një gjykatë indiane dënoi me vdekje katër persona të akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e një studenteje 23-vjeçare në Nju Delhi dhjetorin e vitit të kaluar.

Mukesh Singh, Vinay Sharma, Akshay Thakor dhe Pauan Gupta u shpallën fajtorë për të gjitha akuzat e ngritura kundër tyre dhe gjyqtari i cështjes tha se bëhej fjalë për cështjen “më të rrallë ndër të rrallat e kësaj kategorie” duke refuzuar kërkesat e avokatëve të të pandehurve për dënime më të lehta.

“Për nga dinamika e ngjarjes, cështja bën pjesë në grupin e më të rrallave ndër të rralla dhe për këtë është i nevojshëm një ndëshkim shembullor me vdekje”, argumentoi gjyqtari.

Të dënuarit shpërthyen në lotë teksa gjyqtari njoftoi vendimin e marrë, ndërsa jashtë salle qindra njerëz protestonin duke kërkuar varjen për të akuzuarit.

Studentja 23-vjeçare u sulmua dhe u përdhunua në një autobus në Nju Delhi teksa ndodhej në shoqërinë e një miku të saj. Vajza gjeti vdekjen dy javë më vonë. Rasti ngjalli zemërim në opinionin publik vendas dhe disa ditë protesta të dhunshme që kërkonin dënimin maksimal për autorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB