“Kur e takon dhe nuk ndjen…”/ Mariana Kondi, rrëfim i fortë për takimin pas 50 vitesh me babain
Për herë të parë para publikut shqiptar vjen ekspozita personale e njërit prej artistëve më të njohur britanikë në skenën ndërkombëtare të artit, skulptorit Henry Moore.
Kjo ekspozitë përmban 86 vepra, nga të cilat 80 grafika dhe 6 makete skulpturash në bronz, të cilat vijnë të ekspozuara në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Drejtuesi i GKA-së, Rubens Shima, vlerësoi këtë ekspozitë si një mundësi shumë të mirë për njohjen e publikut shqiptar me këtë lloj arti duke u ndalur veçanërisht në njërën prej punimeve të artistit.
Grafikat janë pjesë e koleksionit që artisti i dhuroi Këshillit Britanik me rastin e 50-vjetorit të krijimit të tij. Përfaqësuesja e këtij institucioni në Shqipëri, Aida Bërxholi, theksoi faktin se arti duhet të shërbejë si forcë komunikimi mes popujve.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 23 Tetor në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
Top Channel