Filipine, luftë mes ushtrisë dhe rebelëve
13/09/2013 00:00
Ushtria filipinase vazhdon operacionin e nisur disa ditë më parë kundër rebelëve ekstremistë në ishullin Mindenao.
Në qytetin e Moros në këtë ishull pamjet tregojnë për një luftë të vërtetë urbane. Rrugët patrullohen nga blinda dhe ushtarë të shumtë, ndërsa të shtëna me armë zjarri dëgjohen në disa lagje.
Zyrtarisht thuhet se ushtria nuk ka marrë asnjë urdhër për operacion, por thjesht po reagon ndaj kërcënimit të ekstremistëve islamikë që mbajnë peng disa persona.
Mendohet se në këtë rajon strehohen rreth 300 luftëtarë rebelë që kërkojnë pavarësinë e rajonit. Javë më parë ata shpallën pavarësinë, por Manila zyrtare kundërshton këtë vendim.
Top Channel