
“Delicacy” është premiera që kinema “Imperial” ka rezervuar të shfaqe të shtunën në mbrëmje në gjithë rrjetin e kinemave.
Titulli origjinal i filmit është “La delicattesse” dhe sjell një dramë romantike franceze të ndërthurur me komedinë, bazuar në novelën me të njëjtin titull.
Libri i shkruar nga shkrimtari David Foenikos është nominuar në vitin 2012 për cmimin “Shkrimi më i mirë”. Autori i librit është njëkohësisht edhe regjisori i filmit, i cili gjithashtu është nominuar për çmimin ‘filmi më i mirë” në eventin Akadamia e Filmit Cesar.
Nathalie është një vajzë e re, tepër tërheqëse e dashuruar me një djalë të ri Francois me të cilin ka një histori dashurie. Ai i propozon asaj martesë, muaj mjalti dhe të kenë fëmijë, për shkak edhe të presionit që familja e tij ushtron mbi të.
Gjithcka duket të jetë tepër për Nathalie, e cila nis një punë të re dhe fsheh në brendësi të saj tërheqjen që shefi i saj i ri ka kundrejt Natalie.
Francois humb jetën në një aksident automobilistik dhe kjo ngjarje do të ndryshoje totalisht jetën e Natalisë.
Komedia romantike në gjuhen frënge do të shfaqet në rrjetin e kinemave “Imperial” duke nisur që nga e shtuna në mbrëmje.
Top Channel