Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin Diplomatët amerikanë dhe ata rusë për të dytën ditë në Gjenevë do të vazhdojnë takimet për të gjetur një zgjidhje për mënyrën e vendosjes nën kontroll ndërkombëtar të armëve kimike ruse.
Takimi i së enjtes mes Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry zgjat përreth një orë. Korespondenti i BBC thotë se palët vazhdojnë të kenë pikëpamje të ndryshime mbi mënyrën e zgjidhjes së situatës në Siri.
Ndryshe nga takimi i parë, që ishte bilateral mes SHBA dhe Rusisë, në takimin e së premtes pritet të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Lakhdar Brahimi. Ky i fundit kërkon të vihet në dijeni nëse bisedimet mes Moskës dhe Uashingtonit mund të hapin një dritare të re për një zgjidhje përmes dialogut për Sirinë.
Në deklaratat e lëshuara një ditë më parë pas takimit, si Lavrov ashtu edhe Kerry deklaruan se shpresojnë që plani për të vendosur armët kimike siriane në kontroll ndërkombëtar të shmangin ndërhyrjen ushtarake amerikane.
Takimet mes amerikanëve dhe rusëve për të diskutuar planin rus për dorëzimin e armëve kimike, për të cilin ka rënë dakort edhe Bashar al-Assad, pritet të vazhdojnë edhe përgjatë fundjavës.
Presidenti amerikan Barack Obama ka lënë pezull vendimin për ndërhyrje dhe gjithcka pas propozimit rus për armët kimike, ndërkohë që homologu i tij rus, Vladimir Putin nëpërmjet një shkrimi të publikuar në gazetën amerikane “Neë York Times” renditi arsyet se përse, sipas tij, ndërhyrja ushtarake në Siri sjell vetëm të këqija.
Sipas tij, ndërhyrja në Siri do të përshkallëzonte terrorizmin, do hapte konflikte të reja në rajon, do vendoste në pikëpyetje të mëdha zgjidhjet diplomatike të cështjeve të tjera të nxehta në rajon, si programi bërthamor iranian apo bisedimet Izrael-Palestinë.
Top Channel