Al-Kaeda: Strategjia jonë kundër SHBA-ve

13/09/2013 00:00

Udheheqesi i Al-Kaedës, Ajman Al-Zauahiri, përmes një  mesazhi audio me rastin e 12-vjetorit të  sulmeve të 11 shtatorit u bëri thirrje myslimaneve të sulmojnë Shtetet e Bashkuara për ta gjunjezuar ekonomisht.

“Ne duhet ta rrënojmë ekonomikisht Amerikën”, apeloi Al-Zauahiri.
“Duke e provokuar, kësisoj ajo do të vazhdojë shpenzimet e medha për sigurinë. Pika e dobët e Amerikës është ekonomia e saj, që nis nga gë rryerja për ushtrinë deri te shpenzimet për sigurinë”.

Duke folur për sulme te vogla dhe jo në shkallë të gjerë, numri një  i organizatës terroriste tha se mbajtja e Shteteve te Bashkuara në  gjendje tensioni nuk i kushton asgjë .

“Për këtë duhet të organizohen sulme kë tu e aty, një soj sic e mundem në  një  lojë  nervash në  Somali, Jemen, Irak dhe Afganistan. Ne mund t’i shkaktojmë  një  luftë  të  ngjashme në  tokë n e saj”, tha lideri i Al-Kaedë s.

Mesazhi i tij nisi me pretendimin se Al-Kaeda është në avantazh. Megjithatë , shume analistë  besojnë  se bë rthama e Al-Kaedes në  Pakistan është dëmtuar rë ndë  dhe ky mesazh është dëshmia e ketij realiteti.

Por, degë  të  saj në  pjesë  të  tjera të  botes, si Al-Kaeda në  gadishullin arabik, e vendosur në  Jemen mbeten ende një  kercenim.

Zauahiri, i cili historikisht ë shtë  pë rqendruar në ideologjinë dhe strategjinë e organizates terroriste u pë rqendrua edhe tek zhvillimet në  Siri.

Ai paralajmeroi grupet opozitare islamike të  mos arrijnë  marreveshje me “laiket”, të  cilet po luftojnë  regjimin e presidentit Bashar Al-Assad.  Duke iu referuar  Egjiptit, ai në nvizoi se grupet xhihadiste në  rajon duhet të  bashkohen.

Top Channel