Afganistan, talebanët sulmojnë Konsullatën SHBA
13/09/2013 05:00
Kryengritësit talebanë në Afganistan kanë sulmuar Konsullatën amerikane në qytetin perëndimor të Heratit. Ata thanë se një kamikaz vetvrasës shpërtheu eksplozivët në orët e para të së premtes, përpara se luftëtarë të tjerë të hapnin zjarr.
Raportet fillestare flasin për 7 persona të plagosur. Një betejë me armë mes kryengritësve dhe forcave të sigurisë vazhdon ende pranë ndërtesës.
Ky është rasti i fundit i një serie sulmesh përpara tërheqjes së trupave të huaja ushtarake nga Afganistani, në 2014.
Në fillim të muajit, talebanët vunë në shënjestër bazën amerikane të Torkham-it, në Afganistanin lindor, duke zhvilluar një betejë të gjatë me armë, nga e cila 3 kryengritës mbetën të vrarë.
Top Channel