Vriten dy kryeterroristët amerikanë e britanikë

12/09/2013 16:35

Dy prej liderve kryesore të islamikëve në Somali, të dy shtetas të huaj, mbetën të vrarë pas një konflikti brenda organizatës terroriste të al-Shababit.

Amerikani Omar Hammami, i njohur ndryshe si al-Amriki dhe Osama al-Britani, një shtetas britanik me origjinë pakistaneze, besohet se mbetën të vrarë të enjten në mëngjes pas një sulmi të militantëve ndaj banesës së tyre, në një fshat në afërsi të kryeqytetit Mogadishu.

Dy prej anëtarëve më të lartë të Al-Shababit, organizatës së lidhur me Al-Kaedën që kontrollon shumicën e terrorit somalez, al-Amriki dhe al-Britani qëndronin të fshehur që prej një konflikti të patur me drejtuesit e tjerë të organizatës gjatë 2012-s.

Në mars, Departamenti Amerikan i Shtetit ofroi një shpërblim prej 5 milionë dollarësh, për të gjithë informacionet që do të çonin në kapjen e al-Amrikit.

Top Channel