Siri, al-Assad: Dorëzojmë armët kimike

12/09/2013 15:25

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, në një intervistë të transmetuar
mesditën e së enjtes në një televizion rus pranoi për herë të parë
publikisht se është i gatshëm të vendosë arsenalin e armëve të tij
kimike nën kontrollin ndërkombëtar.

Assad përcaktoi për “Rossiya 24” se vendimi i tij për të pranuar këtë plan është mundësuar eksluzivisht si rrjedhojë e nismës ruse, e jo prej kërcënimeve amerikane të një ndërhyrje ushtarake.

Komentet e al-Assad erdhën ndërsa ministrat e jashtëm të Rusisë dhe SHBA-së janë përgatitur të mbajnë një takim përcaktues për të ardhmen e Sirisë në Gjenevë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzojnë regjimin sirian për vrasjen e qindra civilëve, nëpërmjet një sulmi kimik të ndodhur në periferinë e Damaskut në datën 21 gusht.

Autoritetet i mohojnë këto akuza, duke fajësuar rebelët si ndërmarrës të sulmit.

Top Channel