Shkodër, plagosi vëllezërit, arrestohet autori
12/09/2013 00:00
Personi i cili plagosi dy vëllezërit e tij me thikë një ditë më parë pas sherrit për pronën është arrestuar pasditen e së enjtes nga Policia e Shkodrës.
Sipas policisë mësohet se arrestimi i shtetasit Mario Zefi, 37 vjeç është arritur pas disa aksioneve të policisë në afërsi të banesës së tij, ndërkohë që është sekuestruar dhe arma e krimit.
Ndaj shtetasit Mario Zefi është ngritur akuza e vrasjes së mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.
Një ditë më parë i arrestuari goditi me thikë dy vëllezërit në qendër të qytetit pas një sherri në lidhje me pronësinë e tokës në fshatin ku banonin.
Top Channel