Rama, të premten në Prishtinë

12/09/2013 00:00

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Kosovë nis nesër me një ceremoni shtetërore të organizuar në sheshin Skënderbe në Prishtinë.

Në axhendën zyrtare të bërë publike nga Presidenca, Kuvendi dhe Kryeministria në Kosovë, mësohet se gjatë vizitës së tij të parë në Prishtinë si kryeministër, Edi Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me homologun Hashim Thaçi pas pritjes zyrtare në shesh.

Për të dy kryeministrat parashikohet nje konferencë për shtyp, ndërsa më pas kryeministri shqiptar do të pritet edhe nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.  

Kuvendi i Kosovës paralajmeron në një njoftimin për vizitën e Ramës se do të organizohet një seancë solemne, ku deputetëve të Kosovës do t’u drejtohet kryeministri i ri i Shqipërisë.

Top Channel