Një mëngjes i shëndetshëm për çdo fëmijë

12/09/2013 00:00

Një shprehje thotë se që të jetë i shëndetshëm, çdo njeri duhet ta hajë mëngjesin si mbret, drekën si princ dhe darkën si shërbëtor. Për të filluar mbarë ditën, çdo fëmijë duhet të konsumojë patjetër vaktin e parë të ditës. Ja cila është një nga alternativat që preferohet shumë për një mëngjes të mirë dhe të shijshëm për çdo vogëlush apo vogëlushe.

Nëse pyet fëmijët se çfarë duan të hanë për mëngjes, shumica e tyre kërkojnë vezë. Në këtë rast të dyja palët mbeten të kënaqura, të vegjëlit e konsumojnë me dëshirë e ndërkohë për prindin është shumë e lehtë për t’u përgatitur.

Gjithçka duhet janë dy kokrra vezë, pak qumësht dhe 2 feta të holla buke. Presim bukën në formë trekëndëshe, hedhim vezët në një pjatë, shtojmë kripë, qumësht dhe i rrahim të gjitha bashkë. Lyejmë të prerat e bukës me masën e përgatitur dhe i skuqim në tigan me pak vaj ose gjalpë, sipas dëshirës.
 
Shoqërimi i mëngjesit me një lëng të freskët e plot vitamina e bën edhe më të shijshëm vaktin.

Marrim një banane, i heqim lëkurën, e presim në copa të vogla dhe e hedhim tek grirësja. Më pas shtojmë luleshtrydhe, manaferra dhe kos frutash me shijen që fëmija preferon. Hedhim qumësht dhe i perziejmë të gjitha bashkë. Lëngu i frutave është gati e përveçse është i shijshëm ka edhe ngjyra të bukura.

Në rast se do i shtonit edhe disa luleshtrydhe, gjysmë dardhe dhe disa të prera bananeje me pak mjaltë sipër duhet të jeni nëna ose babai më i lumtur në botë.

Ky është një nga sugjerimet e shefave të kuzhinës për çdo prind që do të ketë një fëmijë të mirëushqyer dhe të shpenzojë jo më shumë se disa minuta nga koha e tyre e çmuar.
 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta