Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin
Mësuesit në Meksikë janë përplasur me forcat e policisë, gjatë protestës së fundit kundër reformave në sektorin e arsimit, që çoi në bllokimin e përkohshëm të trafikut në Meksiko Siti.
Protesta të ngjashme janë mbajtur në mbarë vendin latin ditën e mërkurë, një ditë pasi presidenti Enrique Pena Nieto aprovoi reformën.
Mësuesit meksikanë protestojnë prej muajsh kundër këtyre reformave, që kanë acaruar sindikatat e fuqishme të vendit. Mes ndryshimeve që po prezantohen nga qeveria janë testimet që lidhen me performancën e mësuesve.
Kritikët i akuzojnë sindikatat e mësuesve se janë të korruptuara dhe se kanë shumë ndikim në dhënien e vendeve të punës.
Përleshjet filluan ditën e mërkurë teksa protestuesit u përpoqën të vazhdonin marshimin për në rrugën kryesore që të shpie në aeroportin e qytetit.
Mësuesit marshuan drejt rezidencës dhe zyrave të presidentit Nieto, Los Pinos, por u pritën vetëm nga asistentët e tij.
Të inatosur me atë që e quajtën një “snobim”, ata u përpoqën të bllokonin dy rrugët kryesore të Meksiko Sitit, duke shkaktuar kështu përleshjet me policinë.
Protesta janë verifikuar edhe në 10 shtete të tjera meksikanë, si në Gerrero, Aguaskalientes, Mikoaçan dhe Tabasko.
Reformat janë kundërshtuar nga sindikata Koordinatori Kombëtar i Punonjësve të Arsimit, që sipas saj do të çojnë në shkurtime masive.
Top Channel