Lufta për influencë BE-Rusi

12/09/2013 16:00

Komisioni Europian paralajmëroi Rusinë se konsideron të “papranueshme” përdorimin e kërcënimeve kundër ish-shteteve sovjetike që kërkojnë marrëdhënie më të ngushta me BE-në.

Paralajmërimi i Komisionerit Europian të Zgjerimit, Stefan Fule, erdhi pasi Moska vendosi një embargo mbi eksportet moldave të verës e pijeve të tjera alkoolike, për shkak të “shqetësimeve për cilësinë”.

Fule theksoi se Brukseli nuk ka pasur kurrë një shqetësim të tillë lidhur me pijet e eksportuara nga ish-republika e varfër sovjetike.

Në reagimin e tij, Kishinjevi zyrtar e konsideroi bllokadën ruse si të pandershme, duke ngritur shqetësime që më përpara i ka përjetuar edhe Ukraina, Bjellorusia e Gjeorgjia me gazin apo Armenia me tarifat doganore.

Aktualisht, presidenti Putin i ofron ish-republikave që të bëhen pjesë e një unioni të quajtur si “Bashkimi Euroaziatik”, brenda të cilit favorizohet tregëtia dhe lëvizja e lirë e mallrave e qytetarëve.

Një lëvizje e tillë është parë gjerësisht si një “sulm” gjeopolitik i Rusisë, për të shtrirë influencën e saj në ish-republikat sovjetike, ndërsa BE më parë ka bërë të qartë që nuk do të pranojë mbivendosjen e strukturave, duke bërë të qartë që vendet që duan të zgjedhin integrimin e mundshëm apo lehtësira me Brukselin, nuk mund të jenë pjesë e këtij unioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA