Krimet seksuale në Marinën amerikane

12/09/2013 00:00

Numri i sulmeve seksuale të raportuara në Marinën amerikane u rrit dramatikisht përgjatë vitit të kaluar, kanë deklaruar autoritetet në Shtetet e Bashkuara.

Marina deklaron se këto të dhëna vijnë pas lehtësive të krijuara për raportimin e sulmeve seksuale dhe nga besimi i krijuar se autoritetet do të reagojnë.

Marina njofton se rreth 1.100 agresione u raportuar që nga fillimi i vitit deri në shtator, me një rritje prej 50 për qind krahasuar me vitin e kaluar, kur u raportuan 726 raste.

Rritja e rasteve të këtyre krimeve kishte tërhequr vëmendjen e Kongresit dhe të Shtëpisë së Bardhë në muajt e fundit.

Në të gjithë ushtrinë amerikane, rreth 26 mijë anëtarë të saj raportuan krime seksuale në vitin 2012, më shumë se 19 mijë raste të verifikuara vitin e kaluar, sipas të dhënave të Departamentit të Mbrojtjes.

Nga ana e saj, Marina ka ndërmarrë fushata edukimi dhe parandalimi për reduktimin e akteve të tilla në vitet e fundit, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin për ndjeshmërinë e çështjes.

Për rrjedhojë, Marina publikoi para kohe të dhënat për këtë vit. Rritja në vitet e fundit e agresioneve të tilla në radhët e ushtrisë kishte shkaktuar irritimin e Kongresit amerikan.

Më herët gjatë vitit Senati mbajti një seri seancash mbi këtë çështje, duke marrë në pyetje krerët më të lartë të personelit ushtarak, por duke mos miratuar asnjë legjislacion të ri.

Ndërsa në muajin maj, vetë presidenti Barack Obama deklaroi se veprime të tilla janë të papranueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB