Këngët e Julio Iglesias, mjet torture nga Pinoçeti

12/09/2013 00:00

Muzika e pandërprerë dhe me volum të lartë mund të shërbejë si sistem torture.

Sipas një studimi të Universitetit të Manchester, kjo ka qenë metoda e torturës më e përdorur nga agjentët e diktatorit kilian Augusto Pinoçeti për të shtypur veprimtarinë e opozitarëve dhe disidentëve.

Këngët e “preferuara” si torturë ishin gati të gjitha të Julio Iglesias, idhullit të Amerikës Latine, dhe të këngëtares franceze Dalida.

Top Channel