Japonia protestë ndaj karikaturave franceze

12/09/2013 00:00

Japonia do të paraqesë një notë preteste për karikaturat e shfaqura në 11 shtator në revistën satirike franceze “Le Canard Enchainé”, ku mes të tjerave shfaqen 2 mundës të sumos me gjymtyrë ekstra përballë centralit të Fukushimës dhe bëhen komente mbi lojërat olimplike të 2020-s në Tokio.

“Bëhet fjalë për karikatura që lëndojnë ndjenjat e atyre që vuajtën pasojat e tërmetit të fuqishëm në Japoninë Lindore më 11 mars të 2011”, deklaroi shefi i kabinetit Joshihide Suga duke ju referuar tërmetit dhe tsunamit që solli krizën bërthamore në Fukushima, më e rënda pas asaj të Çernobilit.

Tokio ka fituar prej pak ditësh organizimin e lojërave olimpike të 2020, ndërsa kryeministri Shinzo Abe ka siguruar personalisht Komitetin Ndërkombëtar Olimpik se situata në strukturë është nën kontroll.

Karikatura shfaq 2 mundës sumo, secili me nga një këmbë ose krah më shumë, jashtë impiantit bërthamor, ndërsa një prezantues thotë se falë Fukushimës, sumo është sot një sport olimpik.

Top Channel