Gjermani, debati për pagën minimale

12/09/2013 00:00

Me sinjalet e përmirësimit të ekonomisë europiane, disa vende të BE-së, përfshirë Poloninë e Rumaninë kanë rinisur diskutimin e çështjes së pagës minimale.

Por, debati është intensifikuar në Gjermani, vendi i vetëm i bllokut që nuk ka një ligj për rrogën minimale, thotë “Zëri i Amerikës”.

Kjo është një prej çështjeve që kanë përbërë boshtin e debatit mes kancelares Angela Merkel dhe rivalit te saj ne zgjedhjet federale te ketij muaji, Peer Steinbruck, i partise Social Demokrate.

Ky i fundit e ka kthyer rrogën minimale ne subjekt kyç te fushates se tij politike.  Ai rekomandon pragun minimal te 8.5 eurove ora për te gjithe punonjësit gjermanë, e madje zotohet ta ktheje kete premtim ne ligj brenda 100 diteve te para te qeverisjes se tij, ne rast se do te fitonte zgjedhjet.

Në fillim Merkeli e kundershtonte idene e percaktimit te pages minimale, ndersa tani thote se industrite dhe sindikatat duhet te vendosin vete per kete çeshtje permes negociatave kolektive.

Ajo qe shqeteson partine e saj Kristian-Demokrate eshte fakti qe nje page minimale e percaktuar me ligj mund t’i beje jo konkuruese prodhimet gjermane, e te çoje ne humbjen e miliona vendeve te punes.

Thelbin e diskutimeve ne Gjermani e perben pyetja: kush do ta përballojë barrën financiare të rritjes së rrogave: punëdhënësi apo qeveria.

Debati, në vend vjen në klimën e lajmeve optimiste për një rritje ekonomike më të lartë nga ç’parashikohej, rritjes së eksporteve dhe një papunësie të ulët krahasuar me atë të vendeve të tjera të BE-së.

Top Channel