Francë, lirohet koloneli “i vdekjes”

12/09/2013 16:20

Një gjykata franceze urdhëroi lirimin e një ish-koloneli të ushtrisë ruandeze, i kërkuar në vendin e tij për rolin e luajtur në genocidin e vitit 1994, i cili i kushtoi jetën rreth 800 mijë shtetasve.

Ruanda kishte paraqitur një kërkesë ekstradimi për Laurent Serebugën, i cili shërbeu si zëvendës shef i stafit i regjimit të kryesuar prej hutuve, një prej fiseve kryesore të vendit që ndërrmoi masakrimin e etnisë tjetër më të madhe, banorëve tutsi.

Megjithatë, gjykata franceze gjykoi se në Ruandë, kolonelit nuk do t’i rezervohej një gjyq i paanshëm.

77-vjeçari u arrestua në korrik në banesën e tij në veriun e Francës, pas mandatit ndërkombëtar të lëshuar për arrestimin e tij.

“Në rast ekstradimi, në Ruandë do të zhvillohej një gjyq politik. Gënjeshtrat e Ruandës nuk kanë dalë kurrë përpara një trupe gjyqësore”, deklaroi Paulin, i biri i kolonelit Serebuga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA