Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin
Një autobombë shpërtheu jashtë ndërtesës së Ministrisë së Jashtme në qytetin libian të Bengazit, bëri të ditur media shtetërore të mërkurën, në përvjetorin e sulmit ndaj Konsullatës amerikane, nga i cili mbetën të vrarë 4 amerikanë, përfshi edhe Ambasadorin Christopher Stevens.
Shpërthimi nuk shkaktoi viktima këtë herë, por shkatërroi një pjesë të madhe të fasadës së ministrisë, tha zëdhënësi i Task Forcës së përbashkët të Sigurisë në Bengazi, Abdullah al-Zaydi, sipas agjencisë shtetëore të lajmeve, LANA.
Al Zaydi tha se shpërthimi ishte i fuqishëm dhe shkatërroi tërësisht mjetin ku ishte vendosur një sasi e madhe eksplozivi, bëri të ditur agjencia e lajmeve. Nga shpërthimi u dëmtua edhe një filial i Bankës Qendrore të Libisë dhe plagosi lehtë një nga rojet e saj të sigurisë.
Drejtori i degës bankare, Abdel Qader Mohammed, tha se shpërthimi shkaktoi dëme materiale në ndërtesë, por sistemi kompjuterik i saj nuk u prek.
Sipas dëshmitarëve, shpërthimi ndodhi në qytetin lindor rreth orës 7 të mëngjesit, me orën lokale.
Gjatë ditëve të fundit, dhjetra marinsa amerikanë janë dërguar në Libi për të ndihmuar në përforcimin e sigurisë në prag të 12-vjetorit të sulmeve terroriste në SHBA dhe 1-vjetorit të sulmit në Konsullatën e Bengazit.
Top Channel