Turqi, rikthehen protestat masive

11/09/2013 15:55

Protestues u përballën të mërkurën me policinë pas vdekjes së një demonstruesi 22-vjeçar në qytetin jugor të Antakias, lajmëroi “Agence France Presse”.

Ahmet Atakan ndërroi jetë mbrëmjen e së hënës, zyrtarisht për shkak të një rënie nga lartësia ndërsa ishte i ndaluar prej policisë.

Sipas protestuesve, i riu ishte viktimë e dhunës policore dhe si rrjedhojë, grupe aktivistësh marshuan këtë të mërkurë në disa prej qyteteve kryesore turke, përfshi kryeqytetin Ankara dhe kryeqendrën ekonomike, Stamboll.

Më parë gjatë verës, Turqia u përball me një seri protestash të dhunshme, që morën shkas nga një ndryshim urbanistik në Stamboll.

Megjithatë, nisur nga ky preteks, manifestimet morën shpejt një ngjyrë antiqeveritare, duke kërkuar një sërë të drejtash e deri mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në ato protesta, pesë persona mbetën të vrarë në përplasjet me policinë.

Top Channel