Tepelenë, ndalen 14 klandestinë

11/09/2013 12:20

14 emigrantë klandestinë u ndaluan mesditën e së dielës në afërsi të vendit të njohur si Uji i Ftohtë në Tepelenë, bëri të ditur Policia e Shtetit.

Klandestinët, nëntë meshkuj dhe pesë femra, shoqëroheshin nga dy persona nga Fieri, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim, pasi u larguan me ngut në momentin e ndalimit prej policisë.

14 emigrantët kishin kaluar ilegalisht kufirin shqiptar dhe synonin t’i drejtoheshin Malit të Zi, prej nga ku shpresonin të kalonin në vendet e Europës Perëndimore.

Në identifikimin e tyre, rezultoi se shtetasit e ndaluar ishin sirianë dhe eritrieas.

Top Channel