SHBA, thellohet pabarazia sociale

11/09/2013 15:20

Diferencat në pabarazinë midis 1% të amerikanëve më të pasur dhe 99% të pjesës tjetër të popullsisë është rritur në një nivel rekord gjatë 2012-s, tregoi një raport i bazuar mbi të dhënat tatimore.

1% më i pasur i popullsisë grumbulloi në SHBA 19,3% të të ardhurave totale, duke thyer rekordin e vendosur më parë në vitin 1927.

Pabarazia në SHBA është rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë tre dekadave të fundit.

Në total, 10% më i pasur i popullsisë ka grumbulluar gjysmën e përgjithshme të totalit të pasurisë, në bazë të kësaj analize.

Emmanuel Saez, i Universitetit të Berkeley në Kaliforni, njëkohësisht një prej analistëve që studiuan të dhënat, shpjegoi se kjo rritje e të ardhurave të shtesës më të pasur mund të shpjegohet pjesërisht me shitjen e aksioneve, për të shmangur një pagesë më të lartë në taksa në muajin janar.

1% më i pasur i amerikanëve kishin të ardhura mesatare prej 394 mijë dollarësh në vit gjatë 2012-s, ndërsa 10% të ardhura që tejkalojnë 114 mijë dollarë.

Top Channel