SHBA, “11 shtatori” i fundit për Bloomberg

11/09/2013 05:00

Kur të shpaloset ceremonia e përvjetorit të 12 të sulmeve terroriste të shtatorit në “Ground Zero”, kryebashkiaku, i cili ka ndihmuar të orkestrojë kremtimet që nga fillimi i tyre, do të jetë duke parë për herë të fundit atë, me këtë titull, dhe do të qëndrojë i heshtur.

Përgjatë viteve të tij si kryebashkiak dhe kryetar i Memorialit dhe Muzeumit Kombëtar të 11 Shtatorit, Michael Bloomberg shpesh është ngatërruar me të afërmit e viktimave, liderët fetarë dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur për këtë ngjarje të zhytur në simbolikë dhe emocione.

Por, administrata e tij ka pasur sukses të jashtëzakonshëm, kryesisht në qëllimin e saj për të mbajtur gjallë kujtimin e viktimave të sulmeve, ndërsa familjet dhe të afërmit e tyre jashtë kontureve politike.

Bazuar mbi këtë frymë, asnjë politikan – përfshi edhe kryebashkiakun – nuk janë lejuar të flasin gjatë vitit të fundit dhe po ashtu nuk do të lejohen as këtë vit.

Organizatorët e memorialit presin që të marrin përgjegjësinë kryesore për ceremoninë e vitit të ardhshëm, ndaj dhe kanë thënë se do të vazhdojnë ta mbajnë të përqendruar ngjarjen te të dashurit e viktimave, edhe pse muzeu i ardhshëm do të krijojë një kornizë të re, më të gjerë, për të përkujtuar sulmet e 11 shtatorit 2001.

“Teksa gjërat evoluojnë me kalimin e kohës, fokusi do të vazhdojë të përqendrohet te kujtimi i shenjtë e tyre”, tha presidenti i memorialit, Joe Daniels.

Në ceremoninë e së mërkurës, në sheshin memorial 2-vjeçar tashmë, të afërmit do të lexojnë sërish emrat e afro 3000 personave, që vdiqën kur avionët e rrëmbyer u përplasën me Qendrën Tregtare Botërore, Pentagonin dhe pranë Shanksville, Pensilvani.

Lexuesit, do të përmendin gjithashtu edhe emrat e viktimave të bombardimeve të vitit 1993.

Pentagoni ka planifikuar një ceremoni në mëngjesin e së mërkurës për të afërmit e viktimave dhe të mbijetuarit e sulmeve me vënien e kurorave dhe komentet e Sekretarit të Mbrojtjes, Chuck Hagel, dhe zyrtarëve të tjerë, ndërsa në mbrëmje një shërbesë për punonjësit e Pentagonit.

Vendimmarrja, se si të përkujtonte përvjetorin e sulmeve terroriste më të rënda në historinë e SHBA-ve, ka qenë një detyrë e vështirë dhe tepër sensibile për Bloomberg gjatë muajve të parë të pas-ngjarjes, pikërisht sepse ishte kryebashkiak i sapoemëruar.

“Ajo ishte sfida me të cilën u përballëm, por ishte e tmerrshme”, thotë Greenspun, i cili ka qenë pjesë e njësisë për çështjet e komunitetit, nën drejtimin e Bloomberg, ndërsa tani një konsulent politik. “Ekzistonte frika për kryebashkiakun, se ceremonia do të kalonte me shërbesat tradicionale përkujtimore, por me ndërhyrjen e politikës, siç shoqërohen gjithnjë këto ngjarje”.

“Qëllimi ynë është të kemi një ditë me rite përkujtimoreje, të cilat do të jenë të thjeshta por të fuqishme”, tha Bloomberg, teksa ai dhe ish-guvernatori i atëhershëm George Pataki shpallën planet në vitin 2002.

Top Channel