Scarlett Johansson ishte e pranishme të martën në Festivalin e Filmit të Torontos, në premierën e filmit ‘Don Jon’.

Në këtë komedi aktorja e famshme interpreton së bashku me Joseph Gordon Levitt, i cili është njëkohësisht skenaristi dhe regjisori i filmit.

Kohët e fundit Scarlett Johansson ka qenë e zënë edhe me promovimin e filmit ‘Under The Skin’, që nuk është pritur aspak mirë nga kritika.

Ndërsa vitin e ardhshëm, Johansson ka thënë për revistën ‘Marie Claire’ se do të debutojë si regjisore.

Top Channel