Ndryshimet e klimës shkak për zhdukjen e mamuthëve

11/09/2013 00:00

Shkencëtarët kanë gjetur të dhëna të mjaftueshme në mbrojtje të
pretendimeve se ishin ndryshimet e klimës dhe jo njerëzit, faktori
kryesor që çoi mamuthet drejt zhdukjes.

Analizat e ADN-së tregojnë qartë se numri i krijesave të mëdha kishte filluar të tkurrej ndjeshëm shumë më përpara nga sa mendohej deri tani dhe arsyeja ka qenë pikërisht klima.

Per te dale ne kete perfundim eshte studiuar materiali gjenetik i mbi 300 kampioneve. Shkencetaret arriten te zbulojne se fillesat e asaj qe do te ishte zhdukja e plote e species kane qene 20.000 vjet me pare, kur epoka e akullnajave ishte ne kulmin e saj dhe jo perpara 14.000 vjetesh kur toka nisi te ngrohej disi.

Studimi tregon gjithashtu se ne Europe ka pasur nje popullsi mamuthesh, qe humbi e gjitha rreth 30.000 vjet me pare. Ekspertet kane qene ne gjendje te kuptojne sa prej tyre kane ekzistuar ne periudha te caktuara e te gjurmojne gjithashtu tendencat e migrimit.

Diversiteti gjenetik ne kampionet ekzistuese, ka qene ndihmese e madhe: sa me i ulet ndryshimi, aq me e vogel popullsia. Mamuthet duket se kishin qene edhe nje here tjeter ne prag zhdukjeje, kur bota u ngroh per pak kohe 120.000 vjet me pare. Numri i tyre ishte tkurrur nga disa milione ne dhjetera mije, por pastaj ishin shtuar serish kur planeti hyri ne nje tjeter epoke te akullt.

Top Channel