Duke filluar prej datës 10 shtator, Dita Botërore e Parandalimit të
Vetëvrasjeve, në Greqi ka filluar një fushatë për të rritur
ndërgjegjësimin dhe për të sensibilizuar opinionin publik në përballimin
e këtij fenomeni,pasi numri i vetëvrasjeve në katër vitet e fundit
gjatë krizës ekonomike në vend është rritur në mënyrë dramatike.

Anetare te nje organizate joqeveritare kane filluar te shperndajne ne Athine e Selanik si dhe ne qytetet me te vogla te vendit, udhezime ne te cilat publikohet dhe nje numer telefoni me kater shifra ne rastet urgjente. Në vitin 2009 ne Greqi ishin regjistruar 677 tentativa per vetevrasje,por ne 2012 ky numer u rrit ne 3.124, sipas Ministrisë së Rendit Publik.

“Kudo në Europë, ku është rritur papunësia, po kaq jane rritur edhe vetëvrasjet .Ndersa kur reduktohet papunesia ,gjithashtu bien shifrat e vetevrasjeve ,pra kjo tregon se sa te lidhura jane me njera-tjetren”, thotë Aris Voliatzis Drejtori i Qendrës së Parandalimit të Vetëvrasjeve.

Shifra alarmante sipas kesaj organizate jane regjistruar edhe persa i perket perdorimit te alkoolit ,te lendeve narkotike dhe te rritjes se dhunes familjare, te gjitha keto si pasoje e veshtiresive ekonomike qe perballojne qytetaret greke dhe rritjes se depresionit si efekt i krizes.

“Shteti duhet të trajtojë problemet personale me te cilat perballen njerezit. Pas shifrave ekzistojne njerez dhe dhimbje njerezore dhe ekonomistet nuk duhet ta injorojne kete”, thotë Marina Oikonomou, profesoreshë e psikiatrisë në Universitetin e Athinës.

Nga vitit 2009 deri ne vitin 2012 numri i njerëzve qe kane kerkuar ndihme nga organet perkatese pasi vuajne nga depresioni për shkak të faktorëve ekonomikë, kryesisht papunësia, u rrit nga 8.4 për qind në 39.2 për qind.
Vlen te permendet se shumica e vetevrasjeve ne Greqi jane regjistruar ne Krete sidomos ne vitin 2011, ndersa vjet dhe sivjet ka statistika te rritjes se ketij fenomeni ne zonat e tjera periferike te vendit sidomos ne Greqine e Veriut.

Top Channel