Barroso: Vazhdoni reformat

11/09/2013 00:00

Jose Manuel Barroso paralajmëron se blloku nuk duhet të ulë ritmet e
reformave me rikthimin e rritjes ekonomike. Në fjalimin e tij të
përvitshëm drejtuar shtetasve të BE-së, kreu i Komisionit Europian tha
se nuk mund të ketë kthim në gjendjen e mëparshme.

“Rimekembja po afron, por eshte ende e brishte dhe lideret politike duhet te vazhdojne rrugen e reformave. Unioni duhet te perfundoje projektin ne menyre qe te ofrohen garanci te plota se taksapaguesit nuk do te jene me ne vijen e pare te rrezikut ne rast se bankat deshtojne”, tha Barroso.

Parlamenti Europian pritet te votoje te enjten legjislacionin qe hedh bazat e para te nje unioni bankar- mbikëqyrjen e bankave me te medha te Eurozones nga banka qendrore europiane. Megjithate, ka qene më e veshtire te percaktohen elementet e tjere te tij per shkak te kundershtise se qeverive te disa vendeve anetare. Nga Strasburgu, Barroso tha se perpjekjet ekonomike te BE-se duhet te perqendrohen tek rritja, sepse eshte e domodoshme zgjidhja e problemit me te ngutshem te momentit, qe sipas tij eshte papunesia.

Per zyrtarin e larte europian, ky i fundit i llogaritur ne 26 milione vete ne mbare Bashkimin Europian, duhet konsideruar i ekonomikisht i pastabilizuar, politikisht i papershtatshem dhe ne aspektin shoqeror, i papranueshem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB